Dua Lipa bëhet me figurën e saj prej dylli në Madamme Tussaud (FOTO)

By

Në mesin e plot figurave të tjera të famshëm që kanë statujat prej dylli në muzeun e njohur “Madamme Tussaud” është edhe Dua Lipa.

Ky muze në qytetin e Amsterdamit në Holandë, ka krijuar figurën prej dylli të 23 vjeçare, e cila është fituese e dyfishtë e çmimit Grammy.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet Dua e cila ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, duke pozuar afër “vetes” se saj prej dylli.

“Faleminderit Madame Tussaud që krijuat një “Dua” nga dylli. Kush e qëllon, ku isha e veshur kështu sikur në statujë?”, ka shkruar Dua në Instagramin e saj! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm