Zhvillime të reja duket të ketë mes Fifit dhe Luana Vjollcës.
Dyshja që kanë qenë tejet të afërta në bashkëpunim tek ‘Shiko Kush Luan’ duket se në sezonin e tretë të këtij programi nuk do të jenë bashkë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
‘Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që mi keni bo, këtë sezon nuk do jem pjesë e ‘Shiko kush luan’. Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit’ – ka deklaruar këngëtarja duke ngritur pikëpyetje për atë se çfarë mund të ketë ndodhur.
Megjithatë, Fifi vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit ishte pjesë e ditëlindjes së Luanës dhe nuk besohet se situata është refleksion i ndonjë marrëdhënie të tendosur.
Ndryshe, në sezonin e dytë, Luana pati kthyer Fifin pas dy javësh kritika të ndjekësve që nuk pëlqenin Marsela Çibukajn në rolin e solistes së programit. Se a do të përsëritet historia me protagonisten e re, këtë mbetet ta shohim. /Prive.al