Çfarë kuptimi ka rripi i zi në fustanin e bardhë të Rudina Dembacajt?

By

Me datë 1 tetor, Aktorja Rudina Dembacaj i tha po personit të zemrës, biznesmenit Mark Marku.

Sipas rrjedhës së ceremonisë për besimtarët katolikë, betimi i çiftit është bërë në kishë gjatë ditës.

Ndërkaq më vonë, është i paraparë një aheng i madh me të ftuar.

Ajo që mori vëmendjen në fotot që ajo ka publikuar, është fustani i martesës së aktores.

Për të respektuar tradicionalen ajo zgjodhi një fustan të bardhë, mirëpo si i tillë fustani ishte stilizuar me një korset të zi.

Historikisht, detajet e zeza në fustanin e bardhë të martesës kanë nënkutpuar elegancë ose klas. E zeza gjithashtu përfaqëson fuqinë, seksualitetin, sofistikimin, formalitetin, pasurinë, misterin, thellësinë dhe më e mira nga të gjitha, stilin e pastër.

Gjithashtu, mund të besohet se ajo është frymëzuar edhe nga detaje etnike, dhe ka ri sjellë në një formë tjetër simbolin e xhubletës. /Prive.al

(Video marrë nga AlbaniaStreetStyle në Instagram)

Artikuj të ngjashëm