Kushdo që ndjek bukuroshen shqiptare Afërdita Dreshaj në rrjete sociale mjaft shpesh rastis të shoh postime të saj në fitnes.
Me punë intenzive, super-modelja nuk është ndalur pothuajse për as edhe një ditë të vetme.
E ky zell i madh edhe i është shpaguar!
Tashmë me verën në prag dhe temperaturat tropikale në Miami, Afërdita lirisht mund ta ekspozojë trupin e saj siç edhe ka bërë së fundmi.
Imazhi më i freskët i bukuroshes ka lënë pa fjalë! Me disa kilogramë më shumë por muskuj të tonifikuar, Dreshaj ka vërtetuar se mundi i madh ia ka vlejtur.
Më poshtë fotografia e sotme dhe imazhi i pesë viteve më parë kur Afërdita konkuronte në Miss Universe për shtetin e Kosovës. Perfeksionimi është mëse i dukshëm. /Prive.al/