Ghetto Geasy shumë shpejt me projekt të ri! (FOTO)

By

Lideri i grupit Babastars, Getoar Selimi tash e disa vite ka zgjedhur një strategji mjaft interesante sa i përket prurjeve të reja.

Artisti gjatë tërë vitit po publikon 1 eventualisht 2 projekte me të cilat po arrinë të ketë vëmendjen e duhur për të qenë i angazhuar pothuasje çdo javë me mbrëmje muzikore.

E pas këngëve të reja nga anëtarët tjerë të grupit duket se rradha është për Getin i cili veçse ka finalizuar produktin e ri i cili do të vijë me videoklip.

Kënga sipas një fotografie të publikuar sot nga artisti duket se mban vulën e Kico Beatz teksa nuk është e qartë ende se kush është përkujdesur për videklipin.

Reperi këtë herë do të vijë solo pas disa bashkëpunimeve të mëhershme që pati me anëtarët e grupit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm