Çfarë do të ndodhë me dy ish-miket e ngushta që u përleshën në “Përputhen”

By

Neda Balluku, opinionistja e “Përputhen” ka dhënë një intervistë së fundmi për “Shqipëria Live” për të diskutuar më shumë për përleshjen mes Leas dhe Irisit.

Ajo pohoi se produksioni ka marrë masa ndaj dy vajzave dhe se po shqyrtohet më tutje.

“Për vajzat është marrë një masë. Është diçka që ndodhi në mënyrë spontane dhe është marrë një masë për të gjithë ata që u përfshinë, por nuk është definitive sepse produksioni po e shqyrton, po e analizon me specialistë të fushës.”, tha ndër të tjera Neda.

Në tetor të këtij viti, në “Përputhen” dy vajza u bënë pjesë e programit, Aleandra dhe Iris.

Ato ranë në sy me hyrjen e tyre të veshura si police teksa u shprehën se do vendosin rendin në emision.

Dy vajzat u prezantuan si shoqe të ngushta dhe u shprehën se janë të sigurta që “Përputhen” nuk do e prishë shoqërinë e tyre pasi kanë shije të ndryshme për djemtë.

Mirëpo një djal me emrin Petro përçau miqësinë e tyre më vonë gjatë puntatave. Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Channel”, që u organizua kah fundi i tetorit.

Irisi u shpreh e lënduar që Lea kërceu me Petron. Ndërsa Lea zbuloi se e ka pëlqyer Petron, por nuk i ishte afruar për shkak të Irisit. Shoqet shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës mirëpo pas një debati ato filluan të qajnë dhe përfundimisht u pajtuan me një përqafim.

Mirëpo gjatë puntatës së fundit të “Për’puthen” mes tyre ndodhi një tjetër debat i cili përfundoi në një përleshje fizike. E gjithë kjo ka ardhur pas një debati të fortë, ku ka qenë e përfshirë edhe Orsiola. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm