Këso kohësh vitin e kaluar, Cardi B njoftoi në Instagram se kërkonte divorc nga Offset pasi thashethemet që ai e tradhtoi rrënuan çiftin.
Mrëpo ata anuluan divorcin në fund të janarit dhe që atëherë ishin bashkë. Thashethemet e tradhtisënuk janë zhdukur plotësisht – por Cardi është e gatshme të flasë pse nuk u nda Offset vitin e kaluar, reagimet që mori për vendimin e saj dhe si ndihet tani për tradhtinë.
Në intervistën e saj të re në Vogue, Cardi konfirmoi që Offset e tradhtoi. “Kur unë dhe burri im u futëm në çështjet tona – ju e dini, ai më tradhtoi” dhe unë vendosa të qëndroj me të dhe të punojmë së bashku me të, shumë njerëz ishin aq të acaruar në mua; shumë gra ndiheshin të zhgënjyera prej meje,” filloi Cardi.
“Por kjo është jeta e vërtetë. Nëse e doni dikë dhe nuk jeni më me ta, dhe ju jeni në depresion dhe media sociale po ju thotë të mos flisni me atë person sepse ai ju tradhtoi, nuk jeni vërtet i lumtur nga brenda derisa të bëni bisedën. Atëherë, nëse kthehesh me atë, zhgënjen shumë njerëz. Njerëzit që janë të martuar me vite, deri sa vdekja t’i ndajë, ata nuk flasin për argumente të vogla si nëse e lini frigoriferin të hapur. Kjo është duke përfshirë gjithçka. Kur mbeta shtatzënë me Kulture, shumë njerëz thonin, ‘oh, ai ka tre fëmijë tashmë’; pse do të kishe fëmijë me dikë që ka tre fëmijë? Dhe si duket, si është një gjë e tillë e keqe? Babai im ka tetë fëmijë, dhe ne të gjithë mblidhemi ne ndihemi të plotë. Dhe me Offset, unë ndjehem sikur fëmijët e tij sjellin vetëm hare në jetë kur ata janë në shtëpinë e tij. Unë në të vërtetë e dua. Ajo nxjerr një anë tjetër të tij që më pëlqen të shoh, dhe më pëlqen shumë ta shoh fëmijën tim duke bashkëvepruar me motrat e saj. Sa më shumë aq më mirë”.
“Është kështu, të gjithë në mediat sociale sillen sikur lidhjet e tyre janë perfekte,” vazhdoi Cardi. “Dhe kjo është çmenduri për mua. Unë jam rreth kaq shumë gra, dhe gjithmonë ka një grua që flet se si e do burrin e saj, por burri i saj nuk është i qëndrueshëm financiarisht, ose ajo ka një problem me nënën e tij, ose seksi nuk është më aq i mirë. Të gjithë kanë probleme. Unë besoj në falje. Unë u luta për të. Unë dhe burri im u lutëm për të. Kishim ardhur mes nesh priftërinj. Dhe ne thjesht arritëm në një mirëkuptim, ne të dy kundër botës. Ai ruan shpinën time për gjithçka, unë i ruaj shpinën për gjithçka, kështu që kur tradhton, po lëndoni personin që kujdeset më së shumti për ju. Pse do ta bëje atë? Ne kemi arritur në një mirëkuptim të qartë. Për mua, monogamia është mënyra e vetme. Unë të zhdëp në dru nëse më tradhton.”
Burimi: Elle