Pas kaq kohësh, Loredana i kthehet temës së raportit me Mozzik

By

Loredana i është rikthyer çështjes së raportit me Mozzik dhe kjo falë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.

Në një sesion të pyetjeve nga fansat, sigurisht se ato të ndërlidhura me ish-partnerin nuk kanë munguar.

“A ka diçka mes teje dhe Mozzik?” – ka qenë njëra prej pyetjeve të cilës i është përgjigjur vetëm me “Jo”.

Një detaj tjetër që iu ka interesuar fansave ka qenë në lidhje me raportin e përbashkët që iu duhet ta kenë shkaku i vajzës, Hanës.

“Pavarësisht të gjithave, a merreni vesh kur bëhet fjalë për Hanën?” – ka qenë një tjetër pyetje të cilës i është përgjigjur me logjikën e njëjtë – shkurt.

“Duhet” – ka deklaruar Loredana në Instagram. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm