Enca merr vendimin e papritur: Anulon performancat e saj për netët e vitit të ri! (FOTO)

By

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, duket se ka kohë që i ka mbetur peng një dëshhirë, të cilën do ta plotësojë këtë herë.

Ajo ka vendosur që këtë vit të refuzojë të gjitha ofertat të cilat kanë ardhur në drejtim të saj për vetëm një arsye, që të jetë sa më pranë familjes në këto ditë festash.

Duket se netët e shumta me koncerte dhe mbrëmje muzikore kanë bërë që Enca të fillojë të ndiej mungesën e familjes gjë të cilën e ka pikë të dobët.

Sidoqoftë duket se tashmë kjo ‘dëshirë’ e mbetur peng viteve të fundit do t’i realizohet teksa në këtë vendim ka kërkuar edhe mirëkuptimin e fansave të cilës sipas sajë do të jenë më se të kuptueshëm në këtë rast. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm