Morena ribashkohet me dashurinë e madhe!

By

Bukuroshja Morena Taraku për këdo që është ndjekës i saj në rrjete sociale njihet muajt e fundit mes tjerash edhe për ekspozimin e madh të qenushit të saj, Moit.

Por, pauzë nga këto postime ka pasur dy muajt e fundit kur qenushi i racës Pomerian nuk u shfaq më përkrah Morenës.

Prive.al mëson se ish-Miss Kosova e kishte dërguar gjatë verës Moin për shërim në Turqi në një trajtim prej rreth dy muajsh.

Tashmë kur Moi ka kaluar dy muaj të plotë në Turqi, ç’rregullimi është rikuperuar dhe qenushi është prapë në duart e Morenës e cila gjithashtu ka disa ditë që po qëndron në shtetin turk ku mes tjerash mori pjesë edhe në Javën e Modës.

Ribashkimi i dyshes që janë vazhdimisht me njëri-tjetrin duket të ketë qenë emocionues për Tarakun që nga sot pasdite po shijon më në fund çdo moment me kafshën e cila ka shumë vlerë për të. /Prive.al/

Morena Taraku- Qeni

 

Artikuj të ngjashëm