Pas ‘Sanremo’, ky është lajmi i ri që vjen nga Dua Lipa!

By

Këngëtaret shqiptare që kanë prekur famën botërore nuk ndalen së punuari e angazhimet për to janë tejet të mëdha.

Pas lajmit se do të këndoj në festivalin ‘Sanremo 2020’, vjen një tjetër risi nga ajo.

Tashmë dihet se Dua po punon në albumin e saj të ri ‘Future Nostalgia’ që publikohet këtë vit, e paraprirë nga klipi e kënga ‘Don’t start now’ që ka shënuar mbi 100 milionë shikime në YouTube.

E shumë shpejt, këtë produksion do e pasoj një këngë e re e këtë e ka bërë të ditur vetë Dua në llogarinë e saj në Instagram.

“Shumë shpejt muzikë të re në galaksinë më të aftërt tuajën” – ka shkruar Lipa në mediat sociale.

E kur kemi prurje të reja, gëzohemi të gjithë sidomos kur kanë ritme sikurse këto të artistes shqiptare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm