2019-ta nuk do të mbyllet pa një tjetër këngë nga Butrint Imeri.
Një vit i suksesshëm si ky e do edhe një projekt në muajin Dhjetor dhe në këtë aspekt, këngëtari nuk do t’i zhgënjejë fansat.
Përmes rrjeteve sociale, Butrinti ka bërë të ditur se kënga e re do të titullohet ‘M’ke rrejt’ dhe do të publikohet me datë 14.
‘Dream Girl’ mban titullin videoprojekti i tij i fundit që e solli në bashkëpunim me Nimon. Suskesshëm, ‘Dream Girl’ numëron mbi 11 milionë shikime në YouTube.