Burri që plaçkiti Kim Kardashian para katër vitesh në Paris ka shkruar një libër

By

Një 67-vjeçar në pritje të gjyqit për grabitjen e yllit amerikan Kim Kardashian në Paris katër vjet më parë, i ka treguar të gjitha në një libër, duke paraqitur historinë e tij të jetës, ku përfshihet dhe grabitja. “Çdo gjë shkoi normalisht,” tha ai.

Yunice Abbas, një nga 12 të arrestuarit për vjedhjen e bizhuterive të Kim-it, teksa kjo e fundit gjendej në një rezidencë luksoze në Paris, ku do të merrte pjesë në 2016 Fashion Ëeek. Siç edhe titulli i librit e bën mëse të qartë, Abbas nuk ka në plan të kundërshtojë akuzat kundër tij në gjyq, që pritet të zhvillohet këtë vit.

Grabitja në fjalë ishte më e madhja, e kryer ndaj një individi në Francë përgjatë dy dekadave. Rreth 9 milionë euro. Shumica e sendeve personale të Kardashian-it nuk u gjetën kurrë. Policia mundi të shpëtonte vetëm një kryq të mbështjellë me diamant, të cilit Abbas-it i ra gjatë çasteve të arratisë me biçikletë.

Më 3 tetor të 2016-ës, ai dhe 4 burra të tjerë, të moshës 60-72-vjeçare do të hynin në rezidencën e Kim-it rreth orës 2:30 të mesnatës. Kardashian rrëfeu se njëri prej tyre, i cili mbante veshur një xhaketë e lidhi me një kabllo plastike dhe i vendosi shirit ngjitës, përpara se ta detyronin të futej në vaskë.

“Mbaruam punë shpejt, ndoshta pesë, gjashtë, shtatë minuta. Kim dorëzoi bizhuteritë pa rezistencë”, tha ai.

Por ai ishte i fundit që u largua nga vendi i krimit dhe teksa doli jashtë, e gjeti veten ballë për ballë me një patrullë policie.

“Po mbyllja derën dhe ata më panë, kështu që dhashë një shenjë të vogël, si një përshëndetje,” tha ai. “Dukesha i qetë, të paktën u përpoqa dhe funksionoi”.

Pasi kaloi 22 muaj pas hekurave, një gjyqtar e liroi atë për arsye shëndetësore dhe Abbas tanimë shpreson që juria të tregohet bujare me të, pasi ai i është nënshtruar një operacioni në zemër.

Artikuj të ngjashëm