‘BS’ bashkohet në ‘Sunny Hill’? Skivi sqarohet, flet për marrëveshje të fshehta

By

Në mesin e emrave të konfirmuar në Sunny Hill Festival, i cili sërish do të mbahet në Prishtinë mes datave 4-7 Gusht, janë edhe disa prej reperëve nga “Babastars”.

Geti, Onat dhe Cozman parashihet të ngjiten në skenë.

Përbërja e tillë ka ngritur dyshime për një ribashkim të mundshëm të “Babastars”.

Për një gjë të tillë, ka folur Skivi.

Përmes një postimi, ai e ka mohuar ribashkimin e “Babastars”.

“Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepën gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni” – është shprehur reperi në postimin e bërë.

No description available.

Javë më parë, i ftuar në Prive, Skivi tregoi vullnetin e tij përsonal të ribashkimit të “Babastars” por mesa duket, sinjalet nuk kanë qenë reciproke nga pjesa tjetër e atyre që dikur përbënin grupin më të suksesshëm të hip-hopit shqiptar. /prive.al

Artikuj të ngjashëm