Edona Reshitaj së shpejti sjell këngën për të gjithë ato vajzat që të shohin përtej bukurisë

By

Aktorja Edona Reshitaj përveç se në aktrim e njohim edhe si këngëtare.

Së fundmi, Edona ka paralajmëruar projektin e ri muzikor të saj, i cili ka një kauzë mjaft domethënëse dhe interesante.

“Më shumë se e bukur je”, mban titullin kënga e cila vlen për të gjitha vajzat dhe gratë e reja, që shohin përtej bukurisë, për të arritur gjëra më me vlerë në jetë, sepse janë të ditura dhe të forta, për të qenë më shumë se veq figura të bukura.

Kënga publikohet më 23 qershor dhe deri atëherë ne mezi po presim ta dëgjojmë! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm