Britney Spears po vazhdon të flasë për shëndetin e saj mendor dhe atë që i ndodhi vite më parë kur ajo ishte nën kujdestarinë e babait Jamie Spears.
40 vjeçarja e ndau përvojën e saj në kryerjen e terapisë me kuaj dhe atë që përjetoi në një institucion të shëndetit mendor në vitin 2019.
“Unë komunikoj kryesisht me kuajt. Quhet terapi karantine, por fjalë për fjalë pas 45 minutash, ju jeni duke folur me një kalë, por sinqerisht është një reflektim tjetër”, tha ajo.
“Mendoj se reflektimi im me njerëzit nuk është shumë i qartë. Mendoj se është sikur më duhet të thyej një mur ose të kontaktoj”, vazhdoi ajo përpara se të fliste për qëndrimin e saj në një institucion të shëndetit mendor në 2019.
“E di që është një histori e vjetër, por dëmi psikologjik në mos pasur kontakt të vërtetë në atë vend. 8 orë komunikim thjesht duke u ulur në një karrige, dhe buzëqeshjet e tyre të mëdha dhe duke më bërë pyetje dhe duke më studiuar. Unë nuk mund të dilja nga vendi ime dhe doja të largohesha nga atje”, shpjegoi ajo.
“ Unë isha si një laborator shkencor. Zoti e di që nuk jam perfekt”.
Në korrik, ajo ndau një sërë pamjesh të fshira tani që tregonin mesazhe me tekst që i dërgonte mamasë, shoqes dhe avokatit të saj pasi dyshohet se u detyrua të hynte në një institucion të shëndetit mendor në vitin 2019.