Britney Spears, ka deklaruar se ajo dëshiron të martohet, por duket se i dashuri i saj është një pengesë.
Ai asnjëherë nuk e ka pyetur për martesë.
Dyshja kanë më shumë se 4 vite së bashku, por i dashuri i Britney Sam Asghari, nuk ka bërë asnjë lëvizje, ose përpjekje për t’u fejuar. Ata kanë biseduar për këtë, por kurrë nuk e zyrtarizuan atë me një propozim.
Ata udhëtuan në Maui, për pushime disa ditore, dhe pas kthimit të tyre në Los Angelos, Britney u shpreh “Ka akoma një gjë që Sam nuk e tha kurrë: A do të martohesh me mua?”. /Prive.al