Këngëtarja Eni Koçi, dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 21-të, dhe tërë kjo ngjarje nuk kaloi pa një festë fantastike.
Në një ambient veror, në një terasë të dekoruar nga Ami Event, Eni ka festuar ditën e lindjes, në mes miqve të saj.
Dekoret ishin menduar në cdo detaj dhe ambienti i rregulluar enkas për këngëtaren, i ngjante një feste princeshash.
Me një tavolinë e karrige të tejdukshme, e me qirinj anë e mbanë, ky ambient të lë përshtypjen se është një shkëputje përrallash. /Prive.al