Një nga ankesat më të mëdha që të gjitha gratë duket se kanë: Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në dolla!
Ky nuk është problem për sipërmarrësen dhe filantropen me qendër në Teksas, Theresa Roemer, e cila ndërtoi dollapin fantastik prej tre katesh në shtëpinë e saj, që lë pa fjalë këdo që e sheh.
“Kam pasur dollapë të bukur, pavarësisht nëse ishin 10 metra katrorë ose 3000 metra katrorë,” na tha Roemer. “Unë kam menduar gjithmonë se një dollap është reflektim i drejtpërdrejtë i secilit person … shumica e njerëzve mendojnë për një dollap si të shëmtuar, një vend për t’i futur gjërat, dhe unë jam krejt e kundërta. Unë jam një besimtare i vendosur e asaj që nëse nuk e shoh, nuk do ta vesh. ”
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni se si duket nga brenda dollapi i saj.