Elseid Hysaj i ka dhënë fund edhe zyrtarisht, beqarisë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të kurorëzojë zyrtarisht martesën në vendlindjen e tij në Shkodër me të fejuarën Fiorenza Lekstakaj, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një djalë, tashmë tre vjeçar.
Dasma e zhvilluar mbrëmë ka pasur 500 të ftuar shumë prej tyre fytyra publike, ndikuar kjo nga shoqëria e gjerë e Hysajt.
Dasma e Hysajt është 100 për qind tradicionale shqiptare pasi u organizua në një kështjellë mesjetare në Shkodër, qyteti i lindjes i Elseidit.