Data 18 Nëntor për këngëtaren Leonora Jakupi është më e veçantë se të tjerat.
Kjo për faktin se po në këtë datë, 8 vite më parë, erdhi në jetë mbesa e saj, Morea, me të cilën ajo është shumë e lidhur.
E me rastin e ditëlindjes, për princeshën Morea është rezervuar një festë me detaje të personalizuara e shumë të pranishëm.
Detajet nga eventi që po vazhdon akoma i ka ndarë në rrjetin social Instagram vetë këngëtarja që nuk shquhet fort për ekspozim të jetës private. /Prive.al/