Bora nisë pushimet dhe sigurisht që s’është vetëm!

By

Gjendja me zjarret në Turqi është prej kohësh shumë serioze.

Kjo ka ndikuar edhe në aspektin e turizmit meqenëse shumë nga resortet për disa ditë kanë qenë në rrezik nga flakët.

Në një situatë të tillë u gjend Kejvina Kthella, siç raportuam në Prive përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”.

Por, përkundër gjithë këtyre lajmeve që vijnë nga Turqia, Bora ka zgjedhur Bodrumin për të mbushur bateritë përpara një sezoni shumë intenziv që e pret nga Shtatori.

Ajo është në një nga resortet më të mira. E me kë thoni juve?

Bora po pushon me vëllain e saj të vetëm, Lisienin dhe djalin, Arborin.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka treguar se gjithçka është nën kontroll sa i përket situatës dhe askush nuk duhet të bazohet në lajmet e pavërteta që mund të qarkullojnë në rrjete sociale për situatë të pamenaxhueshme.

Gjërat janë qetë dhe pushimet në Bodrum po bëhen si më së miri. /prive.al

Artikuj të ngjashëm