Aktualisht janë ndër artistët më produktiv. Dyshen Blunt e Real nuk po e zë muaji pa lansuar të paktën një projekt të ri. E përveq se po krijojnë shpesh, këngët e
tyre po rezultojnë shumë të veçanta dhe tejet interesante.
Një e tillë konsiderohet të jetë edhe kënga e fundit ‘Do U love me”, duke mos anashkaluar as të tjerat siç janë “Pare si Thaci pare si Rama”, “My Lova”, ‘Suzi” etj.
Por arti i dyshesh nuk mbron me kaq, Dj Blunt e Real 1 janë në përgatitje të projektit të ri për të cilin nuk kanë preferuar të zbulojnë detaje. E përveq kësaj kënge Prive mëson se ata po përgatisin edhe dy albume, këngët e të cilëve do të jenë të gjitha me videoklipe.
Sigurisht se Blunt dhe Real do të gjejnë kohën e përshtatshme për ti publikuar këto dy vepra të kompletuara