Blogerja shqiptare rikthehet në rrjete sociale pas dy aksidenteve të rënda me makinë

By

Kishte kohë që ishte shkëputur nga rrjetet sociale mirëpo ish-Miss Globe, moderatorja dhe blogerja e njohur Sara Gjordeni është rikthyer duke zbuluar arsyen rrëqethëse të distancimit të saj.

View this post on Instagram

A post shared by @saragjordeni

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Gjordeni thotë se ajo nuk ishte shtatzënë por se kishte përjetuar dy aksidente me makinë, dhe në të dytin për pak humbi jetën me gjithë familjen e saj.

“Pasi hapa Instagramin, po lexoj shumë lloj mendimesh në DM se përse jam tërhequr kaq. Përfshi këtu edhe ndonjë beb (sërish), por jo~ nuk jam shtatzëne! Brenda shumë pak kohësh, kam pësuar dy aksidente të renda me makine. Asnjëri me makinën time, dhe tek të dy kam qenë pasagjere. Aksidenti i dytë ka qenë aq i rëndë sa për familjen time shtylla e hollë që mbajti makinën për të mos rënë në një greminë të vogël që shërbente si themel pallatesh, është bërë vend i shenjtë. Sapo mora veten nga aksidenti i parë ndodhi i dyti, ndaj mora pak kohe larg çdo rrëmuje të rrjeteve sociale, për të qëndruar me familjen time, që për pak humbi të vetmin fëmije, dhe të vlerësoja jetën më tepër”, shkruan ajo në një postim në Instastory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm