U thotë fansave se është me grip dhe ja çfarë bëjnë ata për Dua Lipën (FOTO)

By

Koncerti i saj në Belgjikë, ishte një sukses i vërtetë.

Këngëtarja e famshme Dua Lipa, ka arritur të bëjë bazamentin e fansave të saj në mbarë botën dhe ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të, madje edhe të mbledhin fonde për t’ia dhuruar fondacionit Sunny Hill.

Lipa ka ndarë me ne një moment të veçantë gjatë një koncerti në Hasselt të Belgjikës, ku shfaqet në mes fansave të saj, që po e përqafonin ndonëse ishte e sëmurë me grip dhe mund t’ua përçonte virusin atyre.

“Edhepse u tregova se jam me grip dhe u kërkova leje që të zbrisja poshtë për një përqafim, ja çfarë bëjnë ata dhe janë absolutisht më të mirët. Jam shumë me fat për tërë këtë dashuri dhe kam fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Dua. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm