Blero Muharremi ka komentuar sërish akuzat nga kolegia e tij, Linda Halimi, e cila pretendoi se kishte tentuar ta ngacmonte atë, duke e ftuar në një dhome hoteli. I ftuar në emisionin, ‘E diela jonë’, këngëtari tregoi të vërtetën e tij, duke treguar se e kishte vuajtur edhe për mënyrën sesi mund ta kishin pritur akuzën, familjarët e tij.
Ndër të tjera Blero deklaroi se e ka falur Lindën, por nuk ka për t’i harruar kurrë gjërat që ka thënë.
“Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Le të jetë e përgjegjësinë e secilit. Secili ka edukatën e vetë deri ku do të shkojë, unë s’do kisha guxuar për të shpikur një gjë të tillë siç bëri Lindita. Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur. Ajo e ka bërë për vëmendje por kjo është një vemendje e keqe. Jam njeri që fal, por nuk harroj kurrë”, deklaroi Blero, shkruan Kryefjala.
Gjatë edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, këngëtarja ka ngritur akuza të rënda për Bleron, duke thënë se e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar.
“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve që patëm. Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, tha ajo.