Ledri merr dhuratën më të mirë për ditëlindje (Foto)

By

Reperi kosovar Ledri Vula sot e ka ditëlindjen.

Për këtë ditë të veçantë për të, ai ka marrë edhe një dhuratë shumë speciale.

Nuk është ndonjë orë Rolex apo atlete Lous Viton, por është vendimi i Gjykatës Së Arbitrazhit Sportiv.

Pas ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Serbinë në Beograd, dhe pas përfundimit të ndeshjes për shkak të përleshjes mes lojtarëve dhe tifozëve, kjo gjykatë ka vendosur që Shqipërisë t’ia njohë 3 pikë nga ndeshja.

“Urime Shqipëri 3 pikshi! Dhurata ma e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Ledri në Instagram.

Duket qartë se ai i është gëzuar shumë këtij vendimi./KlanKosova

https://instagram.com/p/484F4Mum3B

Artikuj të ngjashëm