Kush fitoi sfidën e sotme në BBVK?

By

Fituese e sfidës së Prince Caffe në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova u shpall Arta.

Ajo shkoi në finale të garës me Julianën, banoren tjetër.  Të dyja finalistet përfaqësonin grupet e veta.

Për fituesin, shpërblim nga Prince Caffe është një aparat i kafesë dhe dhurata të tjera për pjesëtarët e grupit.

Sfida parashihte që nga të dyja grupet garuese, do të dilte nga një banor fitues, dhe në finale do të shkonin nga një përfaqësues i secilit grup, dhe prej tyre njëri do të fitonte garën në emër të grupit të vet.

Banorët për këtë garë morën instruksione nga baristët e Prince Caffe, ata patën për të përgatitur kafe sikurse figurat që i patën të shfaqura në fotografi.

Artikuj të ngjashëm