Tërhoqi vëmendje kur fshiu projektin ‘Mbylli sytë’ në duet me një këngëtare të re javën që lamë pas.
Në një rast të paprecedent, Blero e hoqi këngën nga Youtube nën pretekstin se ‘këtë ia kishin këshilluar fansat’.
Çështja e cila u bë mollë sherri me një postim të artistes u harrua por jo edhe projekti!
Ashtu siç kishte premtuar, Blero do e sjell versionin solo të ‘Mbylli sytë’. ‘
‘Nesër versioni solo’ –ka deklaruar Blero në postimin e bërë.
Fansat kanë qenë të ndarë në dy pjesë duke e komentuar sërish vendimin për ta fshirë duetin teksa na mbetet të shohim nesër nese Blero tingëllon më mirë vetëm tek kjo këngë.