Me 23 shtator, Afrona Dika dhe Blero u bënë zyrtarisht një çift i martuar.
Dasma u mbajt në një prej resorteve në Shqipëri, ku u zhvillua një festim i paparë.
Të ftuar ishin shumë nga estrada jonë. Yll Limani këndoi këngën e vallëzimit të parë të ciftit, Shkurte Gashi, Meda, Sabri fejzullahu e të tjerë u kujdesën që atmosfera e kësaj dasmë të arrinte kulmin.
Ndër të ftuar artistë, ishte edhe Daut Haradinaj politikan shqiptar.
Blero postoi në llogarinë e tij në Instagram për të falënderuar Dautin për prezencën e tij në dasmë.
“Momente të paharrueshme nga dasma me gjeneral Daut Haradinaj. Faleminderit gjeneral.” – shkroi ai nën videon që postoi ku shfaqen Dauti dhe Blero duke vallëzuar. /Prive.al