Disenjatorja e njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi-Rugova, feston sot më 11 prill ditëlindjen e saj të 39-të.
“Zyrtarisht 39”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ku stilistja shihet të jetë në super formë.
Marina Vjollca, Miranda Hashani, Heidi Lushtaku, e plot figura të tjera publike e uruan kreatoren me rastin e ditëlindjes.
Përndryshe, Blerina, përveç punës së saj në fushën e modës, njihet edhe si nusja e madhe e familjes së presidentit historik, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova.
View this post on Instagram