Pas xhirimit të filmit ‘Alarm fur Cobra 11’ aktori Blerim Destani ka filluar punë për një tjetër projekt filmik.
“Informatien” është emëruar filmi i ri pjesë e kastit të së cilit është aktori shqiptar Blerim Destani. Atij i është besuar roli i një turku.
Xhirimet për këtë film do të fillojnë sonte në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin e më pas tre jave do të regjistrojnë skenat në Spanjë.
Ky projekt është prodhim i televizioni gjerman ARD./Prive.al