Bleona Qereti rezulton pozitive për Omicron – kjo është gjendja e saj shëndetësore

By

Me të nisur “Love Story”, Bleona Qereti ka qenë gjithnjë në skenën e emisionit të dashurisë.

Por ajo nuk mundi të marrë pjesë në emisionin e fundit për shkak të COVID-19.  Ajo ka mbetur në Amerikë, ndërsa së bashku me të është infektuar edhe Robert Aliu.

Dy opinionistët janë infektuar me Covid me variantin Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese.

Përmes një videomesazhi të dërguar ata kanë përshëndetur të gjithë dhe kanë informuar për infektimin e tyre.

‘Mirëmbrëma të gjithëve, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshëndesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër’, tha Bleona në video-mesazh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm