‘Jam pa ty’ thotë Dhurata Ahmetaj!

By

Sapo është publikuar kënga më e re e Dhurata Ahmetajt e titulluar ‘Jam pa ty’.

Ky krijim muzikor e rikthen këngëtares pas një pauze disa mujore që erdhi nga projekti i verës ‘Bone pa mu’.

Kënga e re e Dhuratës e sjell bukuroshen më melankolike në një baladë që premton.

‘Jam pa ty’ është punuar tek Diez Production dhe ka tekst të Teuta Krasniqit.

Ky fakt e bën edhe më interesant projektin sepse deri tani, ishte Blero nga saga e dyshes që përflitej për dedikime në këngë por tash me inkuadrimin e aktores në këtë fushë e njejta do vlejë edhe për të.

‘jam pa ty’ flet për mungesën që ndjen personazhi për personin e zemrës dhe dëshirën e flaktë për rikthim e kërkim falje.

Për videoklipin e publikuar në kanalin zyrtar të Dhuratës që menaxhohet nga OnAir Music, është përkujdesur produksioni Imagine Films. /PRIVE.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=9jy4MPty4Lk

Artikuj të ngjashëm