Bledi Mane kritikon Kurtin, me një rrugë thumbon edhe Nita Latifin

By

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Bledi Mane kritikon qeverisjen e Albin Kurtit. Mirëpo postimin e tij e nis duke thënë se mosmirënjohës ashtu sikur Nita është Kurti.

Kujtojmë se dy ish-banorët e shtëpisë BBVA, paçka raportit të tyre të mirë brenda shtëpisë, ata u krisën pas daljes nga shtëpia në mënyrë shumë publike.

Ndërkaq, në postimin e tij, Mane thotë se qëndrimi i Kurtit kundër këshillave të miqve amerikanë është i gabuar dhe mund të qojë në fund si Afganistani dy vite më parë.

‘Albin Kurti mosmirënjohës si Nita. Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Nato te terheqin prezencen e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosoves, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit???, shkroi ai në postimin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm