Bim Bimma vazhdon ironinë e tij ndaj portaleve

By

Reperi Bim Bimma njihet për një karakter eksplicit, shpërthyes, energjik ,që gjithmonë na përplasë realitetin në fytyrë  edhe pse shpesh herë ai mund të jetë i hidhur e të na dhemb.

Ai jeton në harmoni me të vërtetën sado e keqe të jetë ajo,  ëndërrimtar për një të ardhme më të mirë, por jo sy mbyllur për këtë që kemi sot.

Artisi shpesh herë nuk rri i qetë reagon për lajme ose aktualitete por si asnjëherë më parë ai tash e disa ditë ironizon  me lajmin e para disa dite, ku temë kryesore ishin dy qenët e tij.

Reperi siç duket është prekur shumë nga lajmi i disa portaleve ku trajtohej tema e sigurisë së qytetarëve mbasi që qenët nuk kishin maska e ishin lënë totalisht të lirë.

Të shëtitësh rrugëve të Prishtinës dhe mos ta takosh  të paktën një herë me qenët e tij është pothuajse e pamundur.

Vetëm atëherë kur ta takoni do ta kuptoni se sa miqësor e të dashur janë ata e pastaj mund edhe ta kuptoni reagimin kaq të ashpër e të vazhdueshëm të reperit.

Kafshët për ata që i mbajnë janë pjesë e familjes, pjesë e jetës  dhe kujtimeve të tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm