Reperi i njohur, Bim Bimma, ka kohë që po paralajmëron albumin e tij i cili planifikohej të dilte gjatë muajit shtator të këtij viti por që nuk arriti të finalizohej në kohën e duhur.
E me shtyrjen e tij nisi puna edhe për projekte tjera teksa disa të përfunduara tashmë po i’u bashkangjitet edhe videoklipi.
Një prej tyre është edhe kënga për të cilën nisën xhirimet sot e që besohet të jetë kënga më e preferuar e Bimit të cilën i’a ka dedikuar babait të tij.
Të paktën kështu patë deklaruar muaj më parë se për vizuelizimin e atij klipi i nevojitej bora e dimri pasi që do i përshtatej më mirë temës për të cilën ka folur.
Sidoqoftë tashmë do mbetet çështje kohe deri në publikimin e këtij projekti derisa për albumin do duhet të presim edhe pak. /Prive.al/