Argjentina Ramosaj publikon trailerin e klipit më të ri (VIDEO)

By

Argjentina Ramosaj i solli muzikës shqiptare disa nga baladat më të bukura e që me paraqitjet e para rrëmbeu vëmendjen e publikut duke bërë për vete shumë adhurues.

Por, ngjarjet në jetën private për Argjentinën rodhën shpejt, duke e bërë atë me titullin e ri atë të nënës, e cila njëherësh ishte dhe aryseja e distancimit për një kohë nga profesioni i saj, muzika.

Me rritjen e Noas siç duket gjithëçka po kthehet ashtu siç ishte, teksa tashmë këngëtarja është gati për një rikthim edhe në muzikë.

Kënga e saj e re është punuar në studion e Cricket Beats dhe shumë shpejt e gatshme për publikun.

Më poshtë mund të dëgjoni edhe trailerin e këtij produkti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm