Bilbilat e Mushtishtit mahnitëse në fotografinë e fundit! (FOTO)

By

Secili vend në Kosovë ka nxjerrë këngëtarë e artistë që për vite me rradhë kanë dhuruar shumë nga vetja e tyre, por asnjë sikurse Mushtishti.

Ky fshat i vogël i Kosovës ka nxjerrë në pah disa nga talentet më të mëdha të muzikës popullore e ndër to janë Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzie Osmani, Motrat Mustafa e shumë të tjera.

Festat e fundvitit janë edhe periudha kur pikërisht këto këngëtare janë më se prezente në ekranet tona televizive me anë të programeve të vitit të ri.

Disa televizione tashmë kanë përfunduar ato e disa të tjera janë në përfundim e sipër teksa grupi nga Mushtishti kanë gjetur kohë që në njërin prej këtyre eventeve të publikojnë edhe një fotografi.

Ato duken mahnitëse dhe se vitet e shumta në karrierë nuk po vërehen fare tek to. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm