Emri i saj ishte ngado në mediat e shkruara e kërkesa për të qenë në intervista u rrit. Ishte hapi për tu dobësuar që ndërmori Big Mama që e solli fuqishëm vëmendjen drejt saj, që të ndante edhe eksperiencën rreth këtij vendimi gjigant për tu transformuar.
Fjalën e fundit në famën aktuale të saj e pati edhe pjesëmarrja në spektaklin “C’est La Vie”, ku thjesht: SHKËLQEU.
Tani e kishte radhën që rrëfimin ekskluziv mbi të dashurin me të cilin u nda para pak kohës, ta jepte në Prive.
Lajmin se ishte në një lidhje serioze ajo ia dha pikërisht stafit të emisionit, e tani e kishte për borxh shpjegimin për ndarjen.
Këngëtarja këtë javë ka sqaruar se ajo dhe ish i dashuri i saj identiteti i të cilit s’u bë publik asnjëherë, u ndanë për shkak se lidhja e tyre nuk po funksiononte më, ndonëse edhe rrethi familjar i çiftit ishte në dijeni për ata të dy. Pra në terme popullore: ishte familjarisht!
NDIQENI TË PLOTË INTERVISTËN E BIG MAMA: