Big Basta merr urimin më të veçantë ndonjëherë nga gruaja e tij, Vesa Luma

By

Vesa Luma rezervoi fjalë të veçanta për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, reperit Big Basta.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e cila është edhe nënë, ia shprehi edhe njëherë dashurinë burrit të saj, në ditën e lindjes së artistit.

“Dashuria ime @bigbastaofficialka ditelindjen sot! Do kisha thene aq shume gjera per ty sot..por po i zgjedh ate qe sigurt i di ..: Kam pas shume fat te te kem ty “ gjysmen” time. Ty,qe cdo sfide e tejkalon aq lehtesisht me deshiren me te madhe qe ne te tre te jetojme ne harmoni dhe dashuri pa limit..Ty,qe je aq i guximshem qe te jesh gjithmone i pari qe hedh hapa drejt se ardhmes..Ty qe dashuron pa kushte ,dhe jeton ne maximum cdo moment! Me ty jeta eshte nje aventure aq e bukur qe nuk dua ta ndal asnjehere! Liani eshte me fat qe ka nje baba shembull! Te duam me se shumti”, ka shkruar Vesa nën një imazh të burrit të saj.

Ju kujtojmë që çifti bashkë me djalin, aktualisht jetojnë në Zelandë të Re./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkpfUFpDEyi/?taken-by=vesaluma

Artikuj të ngjashëm