Një ndër çiftet më të dashura shqiptare nga publiku padyshim janë reperi Big Basta dhe këngëtarja Vesa Luma.
Lidhja e tyre disa vjeçare e kurorëzuar me martesë së fundmi u plotësua edhe më tepër pasi dyshja u bekuan edhe me një djalë i cili tashmë ka përmbushur plotësisht termin ‘familje’.
Edhe pse tashmë janë bërë disa vite që kur ata janë sC bashku dashuria mes tyre ka mbetur e njejta duke i mbijetuar kohës, problemit kryesor të lidhjeve.
Natyrisht se në një atmosferë të tillë dashurie nuk mungojnë as surprizat e shumta ndaj njëri tjetrit teksa sot ishte Bigu ai i cili vendosi ta bëjë një gjë të tillë duke i dhuruar një buqetë me lule Vesës teksa i kishte bashkangjitur edhe një letër ku shkruhej “Zemër ti e di që je krijesa më e çmuar për mua! U mundova të ta pasqyroj në lule bukurinë tënde, por as që i afrohet. Të dua përjetësisht jeta ime, nëna e djalit tim.”
Duket se surpriza në fjalë e emocionoi tej mase Vesën e cila këtë rast special e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram duke thënë se “Nganjëherë gjithçka që të nevojitet është dashuria”. /Prive.al/