Faton Macula dhe Mira Konçi në bashkëpunim për këngën “Era”

By

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Mira Konçi ka bërë publike në llogarinë e saj në Instagram se shumë shpejt do të publikohet kënga “Era”.

Kënga e re vjen në bashkëpunim me kitaristin shqiptar që jeton në SHBA, Faton Macula.

Bashkëpunimi i tyre është realizuar edhe me videoklip, dhe së shpejti do të lansohet për publikun e gjerë.

Artistët janë takuar në një event dhe që prej atij momenti kanë vendosur për realizimin e disa projekteve muzikore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm