Me ardhjen e Mikel Artetas, futbollisti nga Kosova Granit Xhaka u rikthye në formacionin bazë dhe sot është mesfushori më i rëndësishëm në skuadër.
Megjithatë, në 18 muajt e fundit, futbollisti nga Kosova ka pësuar një rënie drastike të vlerës në tregun e transferimeve, gjithnjë sipas “TransferMarkt”.
Në dhjetor të vitit 2018, Xhaka kushtonte 45 milionë euro, më 1 korrik të vitit të kaluar, vlera e tij ra në 40 milionë euro.
Tani, mesfushor i Arsenal kushton vetëm 30 milionë euro, një rënie prej 40 përqind e vlerës së tij në 18 muajt e fundit.
Me ardhjen e Mikel Artetas në postin e trajnerit, skuadra e Arsenalit është kthyer në “binarë”.
Para Artetas, skuadrën londineze e drejtoi Unai Emery, trajner me të cilin “Topçinjtë” ishin në një formë katastrofale.
Në formë të dobët ishte edhe Granit Xhaka, i cili nuk jepte më të mirën nga vetja.
Madje, ai ishte shumë pranë largimit nga skuadra pas një incidenti me tifozët e Arsenalit në tetor të vitit të kaluar.