Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket të mos i ketë punët aspak mirë me doktorët.
Kjo është vërejtur tashmë kur është shtatzënë dhe i duhet ti nënshtrohet vizitave dhe kontrolleve më shpesh.
E larë në lot nga frika e marrjes së gjakut me gjilpërë, Xhensila duket të shpërthejë në lot nga frika teksa shtrëngon fort dorën e Besit.
Ka qenë ky i fundit ai që ka ndarë dy video në rrjete sociale, të parën ku shfaqet këngëtarja në lot dhe të dytën shenjat në gishtin e unazës nga shtrëngimi.
‘Nis qan ditën që ka analizat akoma pa dalë nga shpia’ – shprehet mes tjerash Kallaku në postimin e bërë. /Prive.al