Lajmi se Goran Bregovic është i ftuar special në festivalin e birrës në Korccë nuk u prit mirë nga fytyra publike dhe populli.
Artistja e radhës që reagoi ishte Besa Kokëdhima. Ajo shkruan se ai është një artist i mirë por jo i njerëzishëm.
“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.
Në postimin e saj ka reaguar edhe Vesa Luma duke shkruar ndër të tjerash:
“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.