Remzie Osmani e emocionuar teksa sheh Dua Lipën duke vallëzuar me këngën e saj

By

Dua Lipa ka disa ditë që po viziton Shqipërinë.

Në këto ditë ajo ka vizituar disa nga vendet historike të tokës shqiptare ndërsa po qëndron në rivierë jugore në Kep Merli.

Ditët dhe netët e artistes janë të gjata duke shijuar çdo minutë të qëndrimit të saj në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një sërë fotografish e ndër edhe një video teksa po vallëzo valle me gotë në kokë duke përdredhur ‘mindilin’.

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Kënga në sfond me të cilën po vallëzon artistja është kënga e Remzie Osmanit, dhe ajo shprehet shumë e lumtur për gjestin e Duas.

Ajo ri shpërndau klipin e shkurtër të artistes duke shprehur mirënjohjen e saj.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, shkruan ajo.

Artikuj të ngjashëm