Para disa ditësh, Ajka vajza e çiftit të famshëm Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen e saj të parë, dhe ishte pikërisht ajo ditë që prindërit e saj vendosën që të zbulonin fytyrën e saj të ëmbël në publik.
Urimet e veçanta nga prindërit padyshim që nuk munguan, ku Besi i bëri edhe një urim shumë të ëmbël me rastin e 1 vjetorit.
“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tende te pare. Unë nuk do te te shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. C’ti bëjmë qaramanes? Egziston një force aq e madhe tërheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmonë qe te kesh sy qe shohin me te mirën tek te tjerët”, ka shkruar Kallaku.
Po ashtu duke qenë edhe një baba shumë i dedikuar, babi Besi di tani çdo këngë fëmijësh që Ajkës i pëlqen ta dëgjojë!
“Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”. Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”, ka shkruar ndër të tjerash aktori i njohur i humorit.
Po ashtu, sot në Instagram postoi një foto ku shihet në TV i madh me një program fëmijësh, që Besi deshi apo nuk deshi duhet ta përcjellë bashkë me të bijën.
“Kur nuk ke asnjë mundësi të shohësh tjetër gjë në TV”, shkruan Besi në foton ku tregon pak edhe nga ambienti i shtëpisë. /Prive.al