Bertan Asllani konfirmon lidhjen me aktoren turke (FOTO)

By

Ka kohë që thuhet se Bertan Asllani është në lidhje me aktoren turke, Hazal Senel.

Këngëtari shqiptar i cili ka vite që ka lënë Maqedoninë për të jetuar në Turqi, më në fund e konfirmoi lidhjen edhe në rrjete sociale gjë që nuk e ka bërë më parë.

Ai postoi një fotografi bashkë me aktoren të cilën më pas ajo e ripostoi dhe i vendosi një emoji në formë zemre.

Bertan Asllani ka luajtur në serialin turk “Pis Yedili” bashkë me Hazal Senel, me të cilën besohet se është njohur gjatë xhirimeve.

Artikuj të ngjashëm